Kërcënon stafin e burgut të Dubravës, pasi s’i lejohet ta vizitojë një të burgosur

Kronikë e zezë

Kërcënon stafin e burgut të Dubravës, pasi s’i lejohet ta vizitojë një të burgosur

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:43
Burgu i Dubravës

Të martën është arrestuar një person në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët korrektues.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që t’i bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar.

“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull  kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut. Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat