Policia parandalon një rast të kontrabandës me emigrantë në veri, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Policia parandalon një rast të kontrabandës me emigrantë në veri, arrestohen dy persona

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Policia kufitare e ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë në pikën statike tek Ura e Bistricës në Zveçan, ku i ka arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 2 të mëngjesit, policia gjatë kontrollit në dy automjete ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit, të cilët Kosovën po e shfrytëzonin si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Kontrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”.

Tutje, bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit, dy ngasësit e veturave janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat