Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet.
Burimet kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë.
Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një 25-vjeçareje, e cila ka njoftuar Policinë se është në hall nga një 52-vjeçar, i cili po e ngacmon në vazhdimësi.
Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, viktima ka raportuar se i dyshuari e ka percjellë gjatë gjithë kohës dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Derisa i dyshuari ka deklaruar se vetëm e ka komplimentuar 25 vjeçaren dhe se nuk e ka ngacmuar seksualisht.
Ky i fundit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Ngacmim”.