Bastisja në ‘Looney House’, këta janë tre personat që u kapën me narkotikë

Kronikë e zezë

Bastisja në ‘Looney House’, këta janë tre personat që u kapën me narkotikë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Media dje raportoi për arrestimin e tre personave në qytetin e Gjakovës, pasi të njëjtit u kapën me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. Ata u zbuluan gjatë bastisjes së lokalit ‘Looney House’, ku i përfshirë është edhe vetë pronari.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë:

Ardian Batusha, 35-vjeçar [pronari i lokalit]

Fisnik Batusha, 33-vjeçar

Fisnik Dylazeka, 35-vjeçar

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa droga që u gjet është sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat