Plas sherri për një laptop mes vëllezërve në Prishtinë, përleshen fizikisht mes vete

Kronikë e zezë

Plas sherri për një laptop mes vëllezërve në Prishtinë, përleshen fizikisht mes vete

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Prishtinë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy vëllezërit kanë përfunduar në Polici, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë pas zënkës në të cilën u përfshinë.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i gjithë sherri ka nisur për një laptop, për të cilin vëllai i madh e ka akuzuar vëllain e vogël se e ka vjedhur.

Dy vëllezërit kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Me urdhër të prokurorit, ata do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat