Shtetasi bullgar me nofull të thyer në QKUK, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Shtetasi bullgar me nofull të thyer në QKUK, policia po e heton rastin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Njësitet policore në Prishtinë njoftojnë se pas pranimit të informatës që në QKUK një shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin shtetas i Bullgarisë.

Ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore në rrethana ende të panjohura.

Bëhet e ditur se ankuesi për shkak të lëndimeve në nofull, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat