Rrahje te terminali doganor në Fushë Kosovë, ky është i dyshuari që e sulmoi 54-vjeçarin për shkak të mallit

Kronikë e zezë

Rrahje te terminali doganor në Fushë Kosovë, ky është i dyshuari që e sulmoi 54-vjeçarin për shkak të mallit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Mosmarrëveshja për mallin ka shkaktuar një incident në Terminalin Doganor në Fushë Kosovë, ku për pasojë dy persona janë përfshirë në një konflikt që eskaloi në përleshje. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i njëjti tashmë ndodhet në ndalim policor.

Siç merret vesh, rasti ka ndodhur në oborrin e terminalit, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht një 54-vjeçar pas një mosmarrëveshje mes tyre për shkak të një ngarkese të mallit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që përfundoi në prangat e Policisë si i dyshuar për këtë rast është Zarko Filipoviq.

Filipoviq po dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës, si pasojë e goditjeve – për çka i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat