Një person gjen marihuanë në podrumin e shtëpisë, lajmëron policinë

Kronikë e zezë

Një person gjen marihuanë në podrumin e shtëpisë, lajmëron policinë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një person në Fushë-Kosova në podrumin e shtëpisë së tij ka gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Pas raportimit të rastit, Policia ka konfiskuar marihuanën e cila ka peshuar 61.31 gram.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  / 28.03.2024 – 22:30.   Një person mashkull  kosovar ka raportuar se në  shtëpinë e tij në podrum, ka gjetur një shishe qelqi të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Njësiti policor ka dalur në vendin  e ngjarjes dhe ka konfiskuar Marihuanën e cila ka peshuar 61.31 gram. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat