Tri gra e raportojnë në polici se i kanosi verbalisht, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje ferizajasi

Kronikë

Tri gra e raportojnë në polici se i kanosi verbalisht, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje ferizajasi

Më: 19 prill 2024 Në ora: 08:49
Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“KANOSJA-DHUNA NË FAMILJE – Ferizaj/16.04.2024-14:30. Më 18.04.2024 tre viktimat ferma kosovare kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat