Dyshohet se e kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës, ndalohen katër persona në Leposaviq

Kronikë e zezë

Dyshohet se e kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës, ndalohen katër persona në Leposaviq

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Katër persona janë ndaluar në Leposaviq pasi që të njëjtit dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë ku ishin katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se ilegalisht kanë kaluar kufirin Republika e Kosovës – Serbi dhe anasjelltas.”, thotë policia në raport.

Të njëjtit janë verifikuar por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat