Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjakovë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’.

“Më 13.06.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat