Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 10:02
Policia e Kosovës

Janë gjetur armë të ndryshme në shtëpitë e dy të dyshuarve në Zubin Potok.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë sekuestruar: një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik.

Kurse në shtëpinë e të dyshuarit tjetër policia ka sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb.

“Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat