​Bënin gara në trafik, dënohen me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj

Kronikë

​Bënin gara në trafik, dënohen me nga 1 mijë euro dy shoferë në Ferizaj

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shoferë në rrugën “Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, M.H i moshës 20 vjeçar dhe G.S i moshës 20 vjeçar, të dy me vendbanim në Francë, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat