Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Shtupeq të Pejës, kurse një tjetër është lënduar.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i lënduar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Kemi pranuar informatën rreth orës 15:30 në fshatin Shtupeq, dy persona kanë qenë me një motocikletë, kanë dalë jashtë rrugës. Njëri nga ta ka vdekur, kurse tjetri është jashtë rrezikut”, tha Gashi.
Tutje, ai bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë bashkë me prokurorin.