Hajnat bëjnë kërdinë në këtë vend të Kosovës, vodhën në vlerë të 40 mijë €

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdinë në këtë vend të Kosovës, vodhën në vlerë të 40 mijë €

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar një familje në fshatin Orllan të Podujevës.

Media mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie, ku kanë arritur që të vjedhin kartela grafike.

Rasti është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se i janë vjedhur kartela grafike për prodhimin e Bitcoin-it, në vlerë prej 40 mijë eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat