Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt është arrestuar të enjten, pas hetimeve që kishin nisur në qershor
Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.