Një persona është dërguar sot pa ndjenja në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Pas trajtimit të rastit nga mjekët, personi është liruar për në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar për median dhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se personi është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë.
“…por tani është më mirë dhe është liruar”.
Ende nuk dihet se si ka ardh deri te alivanosja e personit, i cili më pas e ka marrë ndihmën adekuate të mjekëve.