U lënduan dy persona, policia jep detaje për aksidentin në Suharekë

Kronikë e zezë

U lënduan dy persona, policia jep detaje për aksidentin në Suharekë

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 10:20
Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm fshatin Dubravë të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat