Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, ka zhvilluar sot një aksion në Prishtinë.
Aksioni i cili është zhvilluar rreth orës 14:30 minuta, ka rezultuar me arrestimin e një personi.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi turk Evren Sait Sensoy i lindur me 1981, i dyshuar për veprën penale prostitucion dhe i dënuar nga shteti turk me burgim efektiv 4 vite e 9 muaj.
Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.
Po ashtu sipas burimeve të io, ai ishte shpallur në kërkim edhe nga ana e Interpolit.