Rrahje me mjete të forta mes nxënësve në oborrin e shkollës “Abdyl Ramaj” në Suharekë

Kronikë e zezë

Rrahje me mjete të forta mes nxënësve në oborrin e shkollës “Abdyl Ramaj” në Suharekë

Më: 19 mars 2025 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Një përleshje fizike mes disa nxënësve të shkollës “Avdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur të martën paradite.

Media ka mësuar se incidenti ka ndodhur në kohën e pushimit mes orëve mësimore, kur të dyshuarit e mitur, Sh.F., E.N., Y.M., H.S., dhe D.B., janë përleshur fizikisht mes vete në oborrin e shkollës.

Si pasojë, dy prej të miturve kanë pësuar lëndime trupore në kokë nga përdorimi i mjeteve të forta dhe kanë marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Suharekës.

Në lidhje me rastin, Policia ka intervistuar të gjithë të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti si “Lëndim i lehtë trupor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat