​Postuan armë në rrjete sociale, arrestohen e lirohen dy persona nё Pejё

Kronikë e zezë

​Postuan armë në rrjete sociale, arrestohen e lirohen dy persona nё Pejё

Më: 20 mars 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, pёrmes rrugёve operative, ka pranuar informacion se njё person i dyshuar ka postuar në rrjetet sociale fotografi me armё.

Njёsiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka siguruar urdhёresёn e Gjykatёs Themelore nё Pejё, pёr kontroll bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar.

Sot nga njёsiti i hetimeve dhe nё mbёshtetje tё njёsiteve tjera, ёshtё bastisur shtёpia e tё dyshuarit dhe gjatё kontrollit ёshtë gjetur dhe është sekuestruar njё pushkё gjuetie me dy tyta – kalibri 12 milimetra.

Nё vazhdën e hetimeve ёshtё identifikuar dhe është arrestuar edhe personi i dytё, pasi qё i njëjti kishte postuar nё rrjetet sociale foto me armё, ku tek i njëjti janё sekuestruar njё armё me gaz - kalibri 9 milimetra dhe një karikator i tё njëjtës armё.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat