Dy persona në Prizren sulmojnë një tjetër, arrestohet njëri i dyshuar

Kronikë e zezë

Dy persona në Prizren sulmojnë një tjetër, arrestohet njëri i dyshuar

Më: 25 mars 2025 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Dy persona kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, njëri i dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati,

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat