Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Kronikë

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Më: 27 mars 2025 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka lënë të lënduar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat