Një operacion policor ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për detyrim, i cili për gati një vit dyshohet se kishte zhvatur një person duke e kërcënuar me kanosje serioze.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, mbrëmjen e së martës, në pikën kufitare Muçibabë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari 31 vjeçar.
I njëjti dyshohet se nga 29 maji 2024 deri në momentin e arrestimit, ka detyruar viktimën 31 vjeç, t’i japë shuma të ndryshme parash, duke përfituar rreth 50 mijë euro.
Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.