I dyshuari që iu shmang policisë ka qindra vepra penale, është nga Drenasi

Kronikë

I dyshuari që iu shmang policisë ka qindra vepra penale, është nga Drenasi

Më: 31 mars 2025 Në ora: 19:42
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prekaz të Skenderaj.

Në video vërehet një shofer i cili nuk iu është bindur urdhërave të policisë për ndalje.

I dyshuari ka arritur t’iu shmangë zyrtarëve të policisë.

I dyshuari është nga komuna e Drenasit dhe dyshohet të ketë mbi 300 vepra penale.

I njëjti dyshohet se ka thyer disa vetura të vizitorëve në Prekaz, duke vjedhur gjësende të qytetarëve.

Deri më tani, raportohet se policia nuk ka mundur ta zë të dyshuarin.

Më poshtë mund të shihni pamje se si shoferi iu ka shmangur policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat