Vetura përfundon në oborrin e një shtëpie në Suharekë, lëndohen tre persona

Kronikë

Vetura përfundon në oborrin e një shtëpie në Suharekë, lëndohen tre persona

Më: 1 prill 2025 Në ora: 11:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të së shtunës, te rrethrrotullimi në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i automjetit nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur një shtëpi.

Detaje tjera nuk u japen për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat