Publikoi fotografi me armë në rrjetet sociale – arrestohet i mituri nga Podujeva

Kronikë

Publikoi fotografi me armë në rrjetet sociale – arrestohet i mituri nga Podujeva

Më: 6 prill 2025 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Podujevë, për shkak se i njëjti kishte ekspozuar fotografi me armë në rrjete sociale.

Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, tri armë të improvizuara (artizanale) dhe 4 fishekë.

Armët sipas të dyshuarit janë të gjyshit të tij i cili është i shtrirë në spital.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në hetim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat