Katër të mitur arrestohen pasi vodhën sasi të arit në një shtëpi në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Katër të mitur arrestohen pasi vodhën sasi të arit në një shtëpi në Mitrovicë

Më: 18 prill 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar të premten si të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet se të arrestuarit, të moshës së mitur, dyshohet se më 3 prill në rrugën “Çamëria” në Mitrovicë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit.

“Arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës se mitur, është bërë duke u bazuar në dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara nga teknikët e kriminalistikës se me datën  03.04.2025, në  rrugën  ‘Çamëria’ në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë  kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në të cilën personat e dyshuar kishin hyrë me forcë dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit”.

“Pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit të rastit të gjithë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e provave materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat