Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë, iu sekuestrua marihuanë

Kronikë

Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë, iu sekuestrua marihuanë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën.

Kjo pasi në veturën e tij është gjetur substancë narkotike, marihuanë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat