Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga

Kronikë e zezë

Zbulohet një laborator droge në një banesë në Prizren, tre persona në pranga

Më: 23 prill 2025 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon.

Media mëson se operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Rasti për media është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht unë. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar. Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Kryeziu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat