Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Më: 29 prill 2025 Në ora: 00:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.

Aaksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.

Njësitë e hetimeve të trafikimit të narkotikëve, së bashku me policinë e Stacionit të Vushtrrisë, kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit për hetime të mëtejme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat