Arrestohet hajni i biçikletave në Mitrovicë

Kronikë

Arrestohet hajni i biçikletave në Mitrovicë

Më: 5 maj 2025 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Policia ka arritur të arrestojë hajnin e biçikletave në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë dyshohet se në periudhën kohore mes datave 17.04.2025 deri me 01.05.2025 në Mitrovicë, ka kryer veprat penale ,”Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, ku cak i ishin kryesisht biçikleta dhe skuter elektrik.

“Një numër i provave materiale janë konfiskuar dhe pas procedurave u janë kthyer pronarëve legjitim kurse për raste të tjera hetimet janë duke vazhduar për vendndodhjen e provave materiale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar tutje policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat