Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh, Policia sekuestroi katër telefona

Kronikë

Arrestimi i të dyshuarit për spiunazh, Policia sekuestroi katër telefona

Më: 7 maj 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një person u arrestua të martën me dyshimet për spiunazh.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë. Viti 2010. Më 06.05.2025 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale spiunazh”, thuhet në raport.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 4 telefona celularë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat