Të shtëna me armë në Gjakovë, konfiskohet një pistoletë dhe 11 gëzhoja

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Gjakovë, konfiskohet një pistoletë dhe 11 gëzhoja

Më: 10 maj 2025 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Në fshatin Lipovë të Gjakovës ka ndodhur një rast i të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e së shtunës, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Siç thuhet në raport, njësitet policore në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë cal-9×19 mm dhe 11-gëzhoja kalibër i njëjtë.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat