Dy të rinj përplasen me motor në një furgon në Zhabar të Mitrovicës

Kronikë

Dy të rinj përplasen me motor në një furgon në Zhabar të Mitrovicës

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Zhabar të Mitrovicës, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor janë përplasur me një furgon.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të lënduarit të shtrirë në rrugë, ndërsa furgoni dhe motori kanë pësuar dëme materiale.

Ende nuk ka detaje zyrtare për gjendjen shëndetësore të të rinjve apo shkaqet e aksidentit.

Media ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat