Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi në Skenderaj, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pjesë e pushkës së gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.
Rasti është në hetime.