Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, në gjendje të dehur sulmoi një person tjetër

Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, në gjendje të dehur sulmoi një person tjetër

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar sepse i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një person tjetër.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje, në orën 03:46.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 09.06.2025-03:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që, i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat