Urdhërarresti aktiv për sulm ndaj zyrtarit doganor – Ndalet në Jarinjë një shtetas serb

Kronikë

Urdhërarresti aktiv për sulm ndaj zyrtarit doganor – Ndalet në Jarinjë një shtetas serb

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Një shtetas i dyshuar për sulm ndaj një zyrtari doganor është ndaluar nga autoritetet kufitare në pikëkalimin në Jarinjë, më datë 10 qershor 2025.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nermin Shaqiroviq, rreth 44-vjeçar, ndaj të cilit kishte një urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut për veprën penale “Sulm ndaj zyrtarit doganor”.

Pas ndalimit të tij në pikëkalim, është kontaktuar gjyqtari i rastit, i cili ka urdhëruar konfiskimin e dokumentit të identifikimit dhe ka vendosur që Shaqiroviq të paraqitet në gjykatë më 11 qershor 2025.

Rasti ndodhet nën trajtim gjyqësor dhe autoritetet po monitorojnë paraqitjen e tij për procedurat e mëtejshme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat