Përleshja në Fushë Kosovë – Këta janë katër të dyshuarit që përfunduan në Polici

Kronikë

Përleshja në Fushë Kosovë – Këta janë katër të dyshuarit që përfunduan në Polici

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Media pak më parë raportoi për një rrahje ku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike, e për pasojë disa kanë pësuar lëndime trupore.

Siç raportohet, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa katër të dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Valdrin Millaku, rreth 31-vjeçar, Salih Selimi, rreth 36-vjeçar, Granit Neziri, rreth 33-vjeçar dhe Driton Ruhani, rreth 38-vjeçar.

Tutje media mësoi se përplasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes Valdrin Millakut dhe Granit Nezirit, e cila ka eskaluar në dhunë fizike, përfshirë më pas edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe përmes kamerave të sigurisë ka identifikuar të gjithë të përfshirët. Ata janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, ndërsa një person tjetër është marrë në cilësinë e dëshmitarit.

Të katër të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore – fillimisht në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ndërsa V.M është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë për shkak të natyrës së lëndimeve që ka pësuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat