VetaksidentI në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës

Kronikë

VetaksidentI në Suharekë, Policia jep detaje: U lëndua shoferi i veturës

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Është lënduar drejtuesi i veturës që është vetaksidentuar në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës, të mërkurën.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se pos dëmeve materiale edhe një person është lënduar.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.

SuharekaOnline ka publikuar fotografi të këtij vetaksidenti, ku shihet se është goditur një kënd dekorativ në Suharekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat