Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Breg të Diellit

Kronikë

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Breg të Diellit

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 18:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e qendrës tregtare në Bregun e Diellit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe Policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat