Arrestohet i riu në Pejë, iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione

Kronikë e zezë

Arrestohet i riu në Pejë, iu merrte para qytetarëve kinse për aplikime në subvencione

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për disa mashtrime në Pejë, Gazmend Zekën. 

Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje disa qytetarë të cilëve u merrte para me pretendimet se do aplikonte për subvencione në bujqësi.

Këto mashtrime i bënte duke u shtirur si punëtor i komunës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeka ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm me burgim prej 1 vit e gjysmë, por ai vazhdonte të shijonte lirinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat