Dy të arrestuar në Obiliq – sulmuan fizikisht një person

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Obiliq – sulmuan fizikisht një person

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që të njëjtit kishin sulmuar një person tjetër.

Policia njofton se deri te përleshja fizike ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat