Kishte përdorë armë në një video-incizim, Policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit në Greme

Kronikë e zezë

Kishte përdorë armë në një video-incizim, Policia kontrollon shtëpinë e të dyshuarit në Greme

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 14:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në Greme të Ferizajt të mbajtjes në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar armës dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Njësitin e Forenzikës, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit N. M, 24 vjeç në fshatin Greme, pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armës zjarri.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta).

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-incizim të siguruar nga policia. Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet penale për ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat