Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të Ferizaj

Kronikë e zezë

Ky është 65-vjeçari që vdiq në një aksident në fshatin Mirosalë të Ferizaj

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një 65 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Media mëson se viktima është Selim Bytyqi.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.  Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”.

“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat