Arrestohet një person në Prishtinë pasi shtiu me armë zjarri

Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë pasi shtiu me armë zjarri

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00 dhe është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe sekuestruar një pistoletë me gas me 14 copë fishekë dhe 5 gëzhoja të fishekëve. I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat