Sulm fizik ndaj tre qytetarëve në drenas, policia arreston tre persona

Kronikë

Sulm fizik ndaj tre qytetarëve në drenas, policia arreston tre persona

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona në Drenas nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë të tjerë.

Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si sulm, dhe ka njoftuar se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat