Një person që ishte në kërkim nga organet e drejtësisë është arrestuar në momentin që po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës.
Burimet e medias bëjnë me dije se mbrëmë, rreth orës 21:05, njësia kufitare në pikëkalimin “Merdare” ka ndaluar shtetasin Drilon Maqedonci.
Pas verifikimeve në sistem, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për vuajtje të një dënimi me burgim.
I dyshuari është ndaluar në vendkalim, më pas është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor “Veriu” dhe më pas është dërguar në Qendrën e paraburgimit në Hajvali, për të vuajtur masën e shqiptuar nga gjykata.