Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kanosur zyrtarin policor, i cili ishte duke i shqiptuar gjobë trafiku.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orë 12:30 dhe u iniciua si “Kanosje”.
“Podujevë 29.06.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur zyrtarin policor, i cili ishte duke i shqiptuar një gjobë trafiku.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.