Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua

Kronikë

Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën pasdite, në tualet të një kafiterie të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët me viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej marrdhënie seksuale me viktimën f/k, me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat